Gazetarja Klodiana Lala njofton se është arritur një marrëveshje mes palëve Shqipëri- Greqi që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme të lejohen qytetarët që janë duke pritur në radhë pa u kërkuar testin për COVID-19.
Burime zyrtare nga MEPJ për Klodiana Lalën thonë se dakordësia është arritur për sot deri në orën 22:00. Prej të nesërmes do të vijohet me masat që kanë njoftuar autoritetet shëndetësore greke.
Po të njëjtat burime bënë me dije se është e pamundur që të gjithë qytetarët që sot janë në radhë në pikat kufitare të kalojnë. Por nga nesër qytetarëve që u lejohet të ikin në Greqi duhet të kenë me vete domosdoshmërisht testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, vërtetimin e përkthyer në anglisht si dhe formularin e plotësuar në adresën e autoriteteve greke.
Sa i përket marrëveshjes së sotme nuk dihet nëse ajo vlen vetëm për Kakavijën apo dhe për Kapshticën ku tek kjo e fundit para disa orësh pala greke mbylli doganën.