MENU
klinika

Vijojnë protestat e ashpra

Dorëhiqen ministra e deputetë…prag zgjedhjesh të parakohshme

10.08.2020 - 12:52

Libani nuk gjen qetësi, ministrat kryesorë japin dorëheqjen ndërkohë që demonstruesit prej dy ditësh radhazi kanë vërshuar në rrugët e Bejrutit, ku pati edhe përleshje mes protestuesve dhe policëve, në hyrje të godinë së parlamentit shpërtheu edhe një zjarr.

Ministri i Informacionit Manal Abdel-Samad, Ministri i Mjedisit Damianos Kattar dhe disa anëtarë të parlamentit po ashtu dhanë dorëheqjen, por si duket dorëheqjet nuk e kanë kënaqur turmën e zëmëruar me elitën politike të vendit. Ndërkohë që sipas burimeve të fshehta, Kryeministri Hassan Diab u kërkoi ministrave që po mendonin të jepnin dorëheqjen të prisnin edhe pak.

Të shtunën në mbrëmje kryeministri kishte bërë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen brenda dya muajsh, sapo të arrihet marrëveshja mes palëve, gjë e cila nuk I kënaqi aspak qytetarët e shkatërruar ekonomisht, të pastrehë dhe tejet të zëmëruar me shtresën politike në vend.