Arbër Bufi, 35-vjeçari, nip i kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është proceduar penalisht. Mediat raportojnë se në makinën e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme droge e llojit kanabis sativa.
Bufi është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit, ndërsa droga është gjetur në një nga makinat që përdorej për transportin e kryetares, Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.
Pas lajmeve se në makinën e Bashkisë së Roskovecit, me të cilën transportohej kryebashkiakja Majlinda Bufi u gjet drogë, ka reaguar vetë zyrtarja.
Permes nje deklarate publikuar ne faqen zyrtare te Bashkise ne facebook, Bufi i ka konsideruar keto lajme trillime, ndersa per Arber Bufin, nipin e saj thote se ka nje deklarate zyrtare nga policia.
Teksa i ka adresuar edhe nje mesazh ‘qytetarit digjital, qe sipas saj “me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …“, ndersa thekson se “Bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje”.
Reagimi i plotë:
Deklaratë!
-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit :
Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !
-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .
-Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :
Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …
-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje .
Majlinda Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec