MENU
klinika

Brataj tregon skenarin: Izolimi dhe karantina…

“Edhe 13 ditë na ndajnë nga shtatori, do kemi rritje të të infektuarve.”

18.08.2020 - 15:02

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se nuk do të rikthehet karantina dhe izolimi në vend, për shkak të rritjes së shifrave të infektimit dhe viktimave nga koronavirusi.

Sipas Bratajt, do të ketë ashpërsim të masave, ndërsa shtoi se do të rritet edhe numri i testimeve, duke shkuar deri në 1 mijë në ditë.

“Nuk diskutohet mbyllje dhe as karantinë. Ashpërsim masash mund të ketë në forma të ndryshme, sic po bën gjithë bota. Ajo varet edhe me sistemin shëndetësor, që nuk mund ta cojmë në kolaps. Për fat të mirë, 51% e të infektuarve janë shëruar. Janë spitalet Covid, pastaj janë spitalet rajonale, që do t’i përgjigjen nevojave të njerëzve. Do të rriten edhe testimet, që do të shkojnë deri në 1 mijë në ditë. Shtimi i testimeve bëhet për parandaluar më shpejt përhapjen e infeksionit. Nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, por nuk presim shifra shumë të larta”, tha Brataj.

Më tej, Brataj theksoi se “Pas 3-4 javësh që dola negativ ndaj koronavirusit, pati një moment që pata sërish probleme, fillova të ndihesha keq. Në atë kohë po bëja shumë aktivitet fizik dhe thashë ‘një sekondë, se unë mushkërinë e kam të dëmtuar, ndonëse jo 100%’”.

Brataj tha se po përgatitet një plan për nga muaji shtator, kur situata mund të agravojë më tej, për të vlerësuar gjithçka hap pas hapi. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, shumica e rasteve aktive po trajtohen nëpër banesa nga mjeku i familjes, ndërsa shtoi se ky virus nuk ka një terapi fikse kurimi.

Brataj sqaroi se “Ky është një virus i ri, që ka një terapi simptomatike, që do të thotë cfarë të na shfaqet, do ta kurojmë. Pra, nëse kemi temperaturë, do të përdorim ilace kundër saj, nëse kemi kollë, do përdorim shurup, etj. Por, kur shfaqen simptomat e mungesës së frymëmarrjes, është mirë të shoqërohet me ekzaminim”.

Pjesë nga intervista:

Brataj: Shihet cfarë do të na paraqitet që nga shtatori, që dhe 13 ditë i mungojnë. Është problemi i shkollës, si do të happen, si do veprohet nëse do paraqitet infeksioni nëpër shkolla. Në shkolla është shumë e ulët incidenca e infeksioneve, sidomos në fillore dhe në cerdhe. Do të vlerësohet hap pas hapi cdo gjë. Por kjo kërkon veprim ndërinstitucional. Nuk ka sens të mos hapet shkolla, por janë vetë shkollat që duhet të bëjnë planin e respektimit të masave.

Jeni të sigurt që plani do të zbatohet, sepse ky plan u bë dhe për plazhin, por nuk po zbatohet?
Një ekspert ose një komitet nuk mund të shkojë deri te personi të kontrollojë. Janë shumë institucione, që duhet të merren me zbatim dhe kontroll. Por edhe vetë bizneset duhet të merren me zbatimin e këtyre rregullave. Unë i kam parë cadrat që janë shumë më larg se më parë. Së dyti, në ambientet e hapura rrezikshmëria është më e ulët, por e tmerrshme është se nuk po respektohen masat në ambiente të mbyllura.

Si është situata tani?
Nuk është se ka ndonjë ndryshim shumë të madh. Rritja që filloi nga fundi i korrikut vijon, thuajse ka të njëjtat thirrje për koronavirusin. 1000-1500 thirrje në ditë tani është trend. Ajo që shoh është se të sëmurët kanë shenja të lehta dhe trajtohen nga mjeku i familjes. Nëse janë mbi 3 mijë raste aktive, 117 janë në spital, 40% nuk kanë asnjë shenjë e simptomë, ndërsa të tjerët kanë shenja të lehta që ndiqen në banesë.

Si ndiqet një i infektuar në banesë?
Është e vërtetë që shumica ndiqen në banesë, por kur shfaqen komplikanca askush nuk ka kurajo të rrijë në shtëpi, por i drejtohet qendrës spitalore. Kjo është një sëmundje që i përket mjekësisë familjare, po ta marrësh si numra. Shumë keq janë vetëm 1%, që trajtohen në spital. Koronavirusi nuk ka një terapi, që të thuash bëjë këto ilace dhe shërohesh. Ky është një virus i ri, që ka një terapi simptomatike, që do të thotë cfarë të na shfaqet, do ta kurojmë. Pra, nëse kemi temperaturë, do të përdorim ilace kundër saj, nëse kemi kollë, do përdorim shurup, etj. Por, kur shfaqen simptomat e mungesës së frymëmarrjes, është mirë të shoqërohet me ekzaminim./BW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brataj nuk e rekomandon, flet për pasojat që lë pas

Skaner për të zbuluar nëse jeni prekur nga Covid-19?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!