MENU
klinika

Teste dhe kujdes maksimal

Ekipet e Shqipërisë, masa për të mos e pësuar si kosovarët

20.08.2020 - 15:29

Drita, Prishtina dhe së fundmi edhe Gjilani kanë pasur probleme në radhët e tyre me futbollistë të infektuar me Covid-19, ku kampionët e Kosovës e humbën ndeshjen në tavolinë, ndërsa për dy ekipet e tjera janë shtyrë ndeshjet në kupat e Europës nga UEFA.

Ky fakt ka shtuar akoma më shumë frikën edhe tek ekipet e tjera shqiptare, që marrin pjesë në kompeticionet madhore europiane. Mbrëmjen e djeshme Tirana arriti të luajë pa probleme të tilla dhe të fitojë, teksa ndeshjen tjetër do e zhvillojë në Tiranë.

Ndërsa bardheblutë bëhen gati për ndeshjen e radhës me Crvena Zvezdën, tre skuadra të tjera të Superiores po përgatiten gjithashtu për ndeshjet në Europa League.

Laçi, Kukësi dhe Teuta përgatiten për ndeshjet e radhës, teksa kujdesi prej Covid-19 është mjaft i madh. Para pak ditësh Teuta iu nënshtrua testeve për Covid-19 dhe rezultoi se fatmirësisht asnjë lojtar apo pjesëtar i stafit nuk është prekur me Covid-19.

Së fundmi, si durrsakët, kanë vepruar edhe te Laçi. Bardhezinjtë u janë nënshturar testeve dhe kanë dalë të pastër. Të tre klubet shqiptare do i nënshtrohen sërish testeve 48 orë para ndeshjeve respektive.

Kukësi gjithashtu mundohet të jetë i kujdesshëm. Verilindorët sot kanë anuluar një miqësore me Kastriotin prej rrezikut të infektimit dhe do të qëndrojnë të grumbulluar deri ditën e ndeshjes. Të 3 ekipet tona në Europa League kanë shanse për të kaluar turin e parë, mjaft domethënëse për arkat e klubeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do ndeshet me serbët e Crvena Zvezdës

Tirana fantastike, kalon në turin e dytë të Champions