MENU
klinika

Ja me kë ndeshet në turin tjetër

Europa League, Gjilani përmbys në San Marino

21.08.2020 - 21:16

Pas të gjithë komplikacioneve, më në fund ndeshja mes Tre Penne të San Marinos dhe Gjilanit u zhvillua. Ekipi nga Kosova ishte padyshim më i zoti në këtë përballje dhe këtë e përligji në fund të 90 minutave rezultati i ndeshjes.

Me rezultatin 1-3 triumfoi skuadra shqiptare dhe në këtë mënyrë mund të vazhdojë sërish garën në Europa League. Sa i përket ndeshjes, ajo nisi me vështirësi për Gjilanin, pasi u ndëshkuan në minutën e 16.

Por, reagimi nuk vonoi dhe rezultati u barazua nga Nikaç tetë minuta më pas. Në vazhdim vendasit mbeten me një lojtar më pak që ia lehtësoi Gjilanit punën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në të dytën, në minutën e 64-t, Hajdari shënoi për të kaluar në avantazh të tijtë. Vetëm katër minuta më pas ishte ish-mesfushori i Partizanit, Ardit Hila ai që vendosi në kasafortë kualifikimin e Gjilanit.

Në takimin e radhës të besuarit e trajnerit Gentian Mezanit do të kenë një ndeshjes shumë të vështirë, teksa do të vihen përballë një klubi me shumë eksperiencë ndërkombëtare, si qipriotët e APOEL Nicosia.