Pas Dritës, edhe Prishtina humb ndeshjen në tavolinë dhe të drejtën për të vijuar më tej në Europa League. UEFA ka vendosur përfundimisht për ndeshjen ndërmjet Lincoln dhe Prishtinës.
Ekipi shqiptar u eliminua, pasi u vendos që ndeshja do të humbej në tavolinë me rezultatin 3-0. Vendim që dhemb, pasi kryeqytetasit kosovarë bënë gjithçka që sfida të luhej.
Ekipi nga Gjibraltari ndërhyri duke i shtyrë ndeshjen e parë. UEFA vendosi që Prishtina të formonte ekipi të dytë, por sërish dolën 8 lojtarë pozitivë. Klubi bëri testet në Kosovë ku futbollistët dolën negativë, por pavarësisht kësaj mbrojtjeje UEFA vendosi t’i eliminojë.
Lincoln kalon në turin tjetër pa luajtur fare. Një mundësi e artë që humbet skuadra e Prishtinës, pasi në rast se kalonte Lincoln, do të përballej me Union Titus Petange nga Luksemburg, ku shanset ishin që ta kalonin edhe këtë. Pritet ankimimi i Prishtinës, pasi klubi pretendon se testet në Gjibraltar nuk janë të sakta.