Kanë vijuar surprizat në garën e Austrisë, e dyta radhazi në Moto GP, e gjashta sezonale. Për herë të parë në karrierë, Miguel Oliveira fiton një garë, që përkon me të 900-n në Moto GP.
Portugezi i KTM-së përfitoi në kthesën e fundit nga dueli mes Miller dhe Espargaron dhe triumfoi para të dyve, kur asnjë nuk e priste. Një garë që startoi dy herë. Në fillim ishte Joan Mir që bëri një garë fantastike, por që në fund duhej të kënaqej me vendin e katërt.
Kjo u kushtëzua nga rrëzimi i frikshëm i Vinales në xhiron e 15-të dhe gara ristartoi. Vend i pestë për Dovizioson, që i afrohet vendit të parë që mbahet nga Quartararo, që sot u rendit i 13-i. Vend i nëntë për Valentino Rossi, që u nis i 15-i në fillim.
Just when you think #MotoGP can’t get any better in 2020, THAT happens! ?
Tune into #AfterTheFlag right now for all the post-race analysis from Styria! ⬇️@BMWMotorsport | #AustrianGP ?https://t.co/deoyqHejUq pic.twitter.com/hAblSt4mbc
— MotoGP™? (@MotoGP) August 23, 2020
Renditja botërore pas 6 garave të para mbetet e ngjeshur sa mjafton një fitore apo një mungesë dhe ndryshon totalisht. Gara e ardhshme do të zhvillohet më 13 shtator në San Marino, ku do të rikthehet edhe kampioni në fuqi Marc Marquez, i cili nuk ka asnjë pikë.