MENU
klinika

Ja ç’thonë ata për rastin e rrallë!

Frika për imunitetin, vaksinën dhe riinfektimin/ Zbulimi që ‘godet’ shpresat

25.08.2020 - 10:38

Një pacient nga Hong Kong është i pari në botë që u rikonfirmua me koronavirus, vetëm katër muaj pasi u shërua nga virusi, pretendojnë shkencëtarët, sipas “The Sun”.

Punëtori 33-vjeçar i IT (Teknologji e Informacionit) ishte infektuar nga dy lloje bakteresh “krejtësisht të ndryshme” të Covid-19, sipas studiuesve në Hong Kong.

Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se t’i shfaqeshin kolla, dhimbja e kokës dhe ethet gjatë infeksionit të parë dhe të rezultonte pozitiv për Covid pas testimit më 26 mars.

Pacienti, i cili jeton në Hong Kong, u shtrua në spital, por u shërua dhe doli pasi kishte bërë dy teste, të cilat kishin dalë negative më 14 prill.

Ai u testuar përsëri pozitiv gjatë kontrollit në aeroportin e Hong Kongut më 15 gusht kur u kthye nga Spanja, përmes Britanisë së Madhe.

Burri u shtrua përsëri në spital, por nuk kishte simptoma, gjë që sugjeron se infeksionet e mëvonshme mund të jenë më të buta, thanë studiuesit.

Analizat identifikuan ndryshime tek viruset, duke dëshmuar dy infeksione të veçanta, dhe jo përsëritjeje të virusit të mëparshëm.

Zbulimi nga studiuesit e Hong Kong është një “goditje e fortë” për shkencëtarët që shpresonin se të shëruarit mund të zhvillonin imunitet afatgjatë.

Ekspertët paralajmërojnë se virusi mund të “shkatërrojë” vaksinat dhe të vazhdojë në popullatë si ftohja e zakonshme.

Udhëheqësi i studimit, Dr. Kelvin Kai-Wang tha se çështja tregon rëndësinë që ka secili prej nesh në ruajtjen e distancimit shoqëror.

Ai shtoi: “Ky rast ilustron që infektimi për herë të dytë mund të ndodhë vetëm pas disa muajsh shërimi nga infeksioni i parë. Gjetjet tona sugjerojnë që SARS-CoV-2 mund të vazhdojë në popullatën globale njerëzore si koronaviruset e tjera që prekin njerëzit, edhe nëse pacientët kanë fituar imunitet përmes infeksionit natyror. Meqenëse imuniteti mund të jetë i shkurtër pas infeksionit natyror, vaksinimi duhet të merret në konsideratë edhe për ata një herë të infektuar”.

Ai vazhdoi: “Nuk ka gjasa që imuniteti i tufës të mund të eliminojë SARS-CoV-2, megjithëse është e mundur që infeksionet e mëvonshme mund të jenë më të buta se infeksioni i parë, si në rastin e këtij pacienti”.

‘Gjetja shqetësuese’

Duke komentuar raportin, Dr. David Strain, nga Universiteti i Exeter, tha: “Ky është një zbulim shqetësues për disa arsye. E para është se sugjeron që infeksioni i mëparshëm nuk është mbrojtës. E dyta është që rrit mundësinë që vaksinimet të mos japin shpresën që ne kemi pritur”.

“Vaksinimet funksionojnë duke simuluar infeksionin në trup, duke lejuar kështu që trupi të zhvillojë antitrupa. Nëse antitrupat nuk sigurojnë mbrojtje afatgjatë, do të duhet t’i kthehemi një strategjie të eliminimit të afërt të viruseve në mënyrë që të kthehemi në një jetë më normale,”- shtoi ai.

Por Prof. Brendan Wren tha se kërkimi për një vaksinë duhet të vazhdojë.

Ai shtoi: “Me mbi 3 milion raste të Covid-19 në të gjithë botën, rasti i parë i raportuar i një personi që është infektuar për herë të dytë me SARS-CoV-2 duhet të merret në konsideratë. Pritet që virusi natyrisht të pësojë ndryshim në mutacione me kalimin e kohës. Ky është një shembull shumë i rrallë dhe nuk duhet të mohojë përpjekjet globale për të zhvilluar vaksinat Covid-19.”

Dr. Jeffrey Barrett, tha: “është shumë e vështirë të dalësh në ndonjë konkluzion të fortë nga një vëzhgim i vetëm. Duke pasur parasysh numrin e infeksioneve globale deri më sot, të shohësh një rast që infektohet për herë të dytë, nuk është aq befasuese edhe nëse është një dukuri shumë e rrallë. Unë mendoj se ‘implikimet’ e tyre janë shumë të gjera duke pasur parasysh që ata kanë parë vetëm një rast. Kjo mund të jetë shumë e rrallë dhe ndoshta kur infeksioni për herë të dytë ndodh, mund të mos jetë serioz, megjithëse ne nuk e dimë nëse ky person mund të infektonte të tjerë gjatë episodit të dytë”.

Gjetjet janë pranuar për botim në revistën “Sëmundjet Klinike Infektive”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!