MENU
klinika

Në “Air Albania”

FSHF, kërkesë për të lejuar tifozët në finalen e Kupës

01.08.2020 - 13:04

Një stadium i boshatisur nuk mund të jetë asnjëherë i bukur, ashtu si edhe loja që prodhohet në fushë dhe pavarësisht kualiteteve të skuadrave, nuk mund të mbërrijë në nivelin e duhur duke qenë se entuziazmi i tifozëve është unik.

Një atmosferë të vakët po përpiqet ta shmangë FSHF, e cila i ka bërë kërkesë instancave shtetërore që finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës në stadiumin Air Albania, të luhet me një numër të limituar tifozësh.

FSHF ka marrë si pikë referimi finalen e Kupës së Francës, e cila është luajtur me një numër të limituar spektatorësh për t’i dhënë entuziazmin e duhur një ndeshje futbolli. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse do të aprovohet kërkesa e Federatës, për ta mbyllur sezonin me një stadium që nuk hesht.