MENU
klinika

Trump i përgjigjet kritikave të Michelle Obama

“Gabimet e burrit tënd më bënë President të SHBA”

18.08.2020 - 17:44

Presidenti i SHBA, Donald Trump, iu përgjigj sulmeve të ashpra nga ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, për karakterin e tij dhe mënyrën e udhëheqjes.

“Të lutëm dikush t’i thotë Michelle-s se Donald nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë kaq të bukur, nëse nuk do të ishte për punën e dobët të bërë nga bashkëshorti i saj Barack Obama”, iu përgjigj me ironi Trump.

Postimi në median sociale i Presidentit erdhi disa orë pasi Michelle Obama iu drejtua natën e hapjes së Konventës Kombëtare Demokratike, duke përdorur fjalimin e saj për të nxjerrë në pah gabimet e Trump.

“Sa herë që kthejmë shikimin drejt Shtëpisë së Bardhë për udhëheqje, ose , apo qoftë edhe ndonjë imazh qendrueshmerie, ajo që marrim në vend të kësaj është kaosi, përçarja dhe një mungesë e plotë empatie.

Katër vitet e fundit kanë qenë të vështira për t`ua shpjeguar fëmijëve të Amerikës. Ata shohin që liderët tanë i etiketojnë si armiq të shtetit, ndërsa i japin zemër supremacistëve të bardhë. Duhet t’ja japim votën Bidenit, sikur prej kësaj të varej jeta jonë”, tha ish Zonja e Parë e SHBA-ve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN