Gazetari Granit Sokolaj, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar foton e një vajze, e cila në plazh shet libra.
Sokolaj shprehet se vajza ka zgjedhur të jetë shitëse lëvizëse librash e jo “skllave” ofertash për në Jalë apo Drimadhes.
Postimi i gazetarit Granit Sokolaj:
Një vajzë për t’u marrë shembull!!! Në pikën e vapës, ka zgjedhur të ecë brigjeve të Jonit, me një stivë librash në krah dhe shumë të tjera në çantë.
Shijon detin nga larg, duke nxjerrë ndoshta të ardhurat për shkollën e saj, pa pritur se cili emigrant do vijë nga Anglia apo Zvicra e t’i ofrojë pushimet në Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund të postonte foto të bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti përpara.
Ka zgjedhur të mos jetë “skllave” ofertash, por shitëse lëvizëse librash.
Një vajze për t’u marrë shembull!!! Në pikën e vapës, ka zgjedhur të ecë brigjeve të Jonit, me një stivë librash në krah dhe shumë të tjera në çantë.
Shijon detin nga larg, duke nxjerrë ndoshta të ardhurat për shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vijë nga Anglia apo Zvicra e t’i ofrojë pushimet në Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund të postonte foto të bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti përpara.
Ka zgjedhur të mos jetë “skllave” ofertash, por shitëse levizëse librash.