MENU
klinika

Tensionet me Turqinë

Gjiganti francez niset urgjent, me axhendë të papërcaktuar për në Egje

31.08.2020 - 17:21

Anija kryesore e flotës franceze, aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, e shoqëruar nga një numër anijesh dhe nëndetësesh të marinës franceze, pritet të lundrojë direkt në Mesdheun Lindor, sipas raportimeve të Europe 1, që citon informacione të siguruara nga Marina franceze.

“Xhevahiri” në kurorën e marinës franceze arrin në Mesdhe në një “mision të paspecifikuar”.

Për arsye sigurie, asnjë detaj i mëtejshëm nuk është publikuar, por analistët ushtarakë thonë se aeroplanmbajtësja e nisur nga porti Toulon është “gati për betejë” e ngarkuar me avionë luftarakë Rafale, radarë fluturues dhe gjeneralë.

Po ashtu, në aeroplanmbajtëse thuhet të gjenden raketa me rreze maksimale, arsenal anti-nëndetëse, si dhe sistemet e përparuara elektronike të ndjekjes dhe targetimit të zhvilluara nga industria e luftës franceze me veçori që nuk i gjen të disponueshme në asnjë vend tjetër.

Lajmi për praninë e Marinës franceze në Mesdheun Lindor në këtë kohë pason deklaratat e fundit të presidentit francez Emanuel Macron se “Turqia kupton vetëm me vepra”, ndërsa presidenti turk Erdogan ka kërcënuar Greqinë dhe Francën që “do të paguanin një çmim i të lartë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!