MENU
klinika

“Mësoni nga shembulli i Berlinit”

Hapja e shkollave/ Eksperti i Shëndetit Publik, thirrje MSH-së

23.08.2020 - 14:41

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho përmes një postimi në rrjetet sociale iu bën thirrjen Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë për krijimin e një strategjie të studiuar pas vendimit për të hapur shkollat.

Nisur nga ajo që po ndodh në Gjermani ku vetëm 2 javë pas hapjes së shkollave, qindra nxënës dhe mësues në 41 nga më shumë se 800 shkollat e Berlinit janë vendosur në karantinë si pasojë e shpërthimeve të COVID-it, Dasho ngre shqetësimin për sigurimin e shëndetit të nxënësve dhe prindërve.

“Vetëm dy javë pas hapjes për vitin shkollor 2020-21, qindra nxënës dhe mësues në 41 nga më shumë se 800 shkollat e Berlinit janë vendosur në karantinë si pasojë e shpërthimeve të COVID-it.

Uroj që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit në Shqipëri të mësojnë nga shembuj si ky i Berlinit dhe të hartojnë e zbatojnë një plan strategjik për shkolla të sigurta!

Të hapësh dyert e shkollave në kohën e COVID kërkon përgjegjshmëri të lartë profesionale dhe veprim të koordinuar multidisiplinor!

Përveç masave gjithëpërfshirëse në shkollë, kërkon mbështetje nga një sistem survejance, testimi dhe përgjigje të shpejtë në se diçka nuk funksionon.

Shëndeti i fëmijëve dhe jeta e prindërve duhet të sigurohen në çdo rrethanë!”, shkruan Dasho.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!