MENU
klinika

Deputetja e Kosovës sulmon kryministrin

“Hoti nuk u vetizolua, duhet shkarkuar”

03.08.2020 - 08:13

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila tha se lajmi që kryeministri Avdullah Hoti doli pozitiv me COVID-19, nuk është çudi.

Ajo tha se virusin e kemi mes nesh dhe secili mund të jetë i infektuari i radhës kur nuk respektohen udhëzimet e IKSHPK-së.

Duke i uruar shërim të shpejtë Hotit, ajo tha se pasi ai nuk u ndje mirë dhe pasi pati arsye të testohet, duhej të izolohej.

Sipas saj, Hoti bëri të kundërtën e protokollit që sugjeron që prej testimit deri tek marrja e rezultatit, personi të izolohet.

Reagimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë,

E Hënë, ditë e re dhe javë e re.

Lajmi i mbrëmjes, z. Avdullah Hoti doli pozitiv me virusin Covid-19. Ky lajm nuk është ndonjë çudi. Tanimë virusin e kemi mes nesh dhe secili mund të jetë personi i radhës i infektuar kur nuk i respekton udhëzimet e IKSHPK-së.

Me këtë rast z. Hoti i uroj shërim të shpejt dhe kthim në detyrën e tij nga e cila shpresoj se i shëruar dhe i fortë do të largohet së shpejti!

Arsyet për këtë largim po rriten çdo ditë e më shumë.

Pasi nuk u ndie mirë dhe pasi pati arsye të testohet, pse nuk u izolua z. Hoti?

Pse ai bëri të kundërten e protokollit i cili sygjeron se prej testimit deri tek marrja e rezultatit, personi izolohet?

Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu ipet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri.

A do të thotë kjo që në javën kur vdekshmëria nga pandemia arriti kulmin më të lartë, Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita tē paarsyeshme për kohë pandemie.

Z. Hoti, nga zemra ju uroj të shëroheni ju dhe të gjithë ata që janë të prekur nga ky virus. Gjithashtu, uroj që sa më pak të keni shpërndarë virusin tek bashkëpunëtorët që ishin me ju në vizita dhe poashtu tek ata që i vizituat.

Ju asgjë nuk keni bërë për t’a lehtësuar këtë pandemi në Kosovë që kur jeni në atë zyre, ndërsa, me dje, edhe fizikisht keni rrezikuar biznese dhe jetëra njerzish.

Uroj asnjë tjetër mos të ketë virusin, ndërsa ju me sjelljen tuaj pasi të jeni shëndoshë na keni dhënë edhe një arsye për të ju shkarkuar. Ndërsa, do të ishte shumë e duhur, sikur ju dhe qeveria të jepni dorëheqje vetë, të paktën do kishim një bindje se më në fund e kuptuat përgjegjësinë dhe jo përgjegjshmërinë tuaj.

Shëndet e qofshin të shkuara këto ditë!

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat