MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Hyseni udhëton sot për takime në SHBA

01.08.2020 - 08:07

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, do të udhëtojë sot për në Uashington. Mësohet se ai do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, me qëllim të koordinimit rreth procesit të dialogut.

Hyseni para nisjes tha se në Bruksel po zhvillohen negociata të vështira për elementet e marrëveshjes finale e cila, sipas tij, ka për synim njohjen reciproke me Serbinë. Skënder Hyseni, i cili është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar koordinator shtetëror për dialogun e Kosovës me Serbinë më 21 korrik.

Dialogu Kosovë-Serbi pas një takimi virtual më 12 korrik ka rifilluar me takime në Bruksel më 16 korrik mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, një takim tjetër në kuadër të këtij procesi është paralajmëruar në fillim të shtatorit të këtij viti.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat