MENU
klinika

Shorti për edicionin e ri

Inter i dyti dhe në finale, por në vazon 3 në Champions

22.08.2020 - 16:04

Me përfundimin e finales së Europa League, ku Sevilla triumfoi ndaj Interit dhe u konfirmua si mbretëresha e këtij kompeticioni, janë kompletuar edhe dy vazot e para për shortin e Ligës së Kampionëve (grupet e sezonit të ri).

Kështu, në vazon e parë, përveç Sevillas fituese të Europa Leagues, bëjnë pjesë edhe Juventus, Real Madrid, Liverpool, Bayern Munich, PSG, Zenit dhe Porto.

Plot emra të mëdhenj është edhe vazoja e dytë, ku bëjnë pjesë skuadra si Barcelona, Atletico Madrid, dy skuadrat e Manchesterit, Borussia Dortmund, Shakhtar Donetsk, Chelsea dhe njëra mes Benfica-s e Ajax-it.

Në vazon e tretë janë konfirmuar njëra mes Benfica-s e Ajax-it, Lazio, Inter e Leipzigu, ndërsa të tjerat pritet të konfirmohen pas përfundimit të tureve eliminatore të këtij kompeticioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Barça, triumfoi me 0 euro në 2006

Miliona për Champions, Bayern e fitoi me 10 mln €