MENU
klinika

Bino: Te moshat e reja, infektohen më shumë gratë

Intervista/ Kush janë zonat me qarkullim të dendur të virusit?

22.08.2020 - 14:35

Specialistja e ISHP theksoi se vazhdon të ketë një qarkullim të dendur të virusit, kryesisht në qytetet e mëdha si Tiranë, Durrësi, etj, duke shtuar se tashmë po rrezikohen edhe moshat e reja 25-40 vjeç, ku preken më shumë gratë.

Bino tha se po bëhet plani për sigurimin e 400 mijë vaksinave të gripit, që do iu bëhen grupeve të riskut, duke filluar nga muaji shtator. Ndërsa sa i takon vaksinës së koronavirusit, ajo u shpreh se “Janë disa vaksina në fazat e tyre të ndryshme të testimit.

Vendet e Ballkanit janë të vogla dhe sigurisht që vendet e mëdha sigurojnë të parët dozat. Por janë duke u parë të gjitha opsionet për të pasur një vaksinë efikase dhe të sigurt”.

Intervista:

Cila është gjendja aktuale me koronavirusin?

Silva Bino: Vazhdojmë të kemi një qarkullim të dendur të virusit, sidomos në Tiranë, Durrës, dhe zonat e tjera. Pra, vazhdon një situatë që duhet të jetë e konsiderueshme dhe e rëndësishme. Virulenca e virusit nuk ka ndryshuar, virusi vazhdon të jetë i njëjtë, nuk kemi forma më të lehta. Koronavirusi ka pak gjasa që të ndryshojë kuadrin klinikë. Numri i vdekjeve është i ulët. Po të shohim dhe strukturën e vdekjeve, janë moshat mbi 70 vjec kryesisht.

Sa testime kryhen në ditë vetëm nga ISHP?
E kemi rritur gamën e testimeve. Ne bëjmë 500 testime në ditë. Aktualisht kemi arritur edhe në 600-700 testime në ditë. Rritja e numrit të testimeve përkon edhe me fuqizimin e aparaturave të reja. Këto 10 ditë pritet të kemi në punë edhe një pajisje për testime të siguruar nga USAID.

A llogarisni edhe numrin e testimeve që bën privati?
Testimi kryhet për një qëllim. Testimi bëhet për arsye depistimi. Koronavirusi është virus që shkakton edhe forma asimptomatike apo me simptoma të lehta, që njerëzit nuk e specifikojnë. Edhe nga privati janë testuar raste pozitive, që janë konfirmuar nga ISHP. Natyrisht llogariten të gjitha.

PD iu akuzon për falsifikim testimesh?
Unë jam specialiste, nuk merrem me politikë. Ne nuk bëjmë testime masive. Ne përpiqemi të rrisim numrin e testimeve, ky është qëllimi ynë kryesor. Dhe është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim mes strukturave publike dhe private.

Deri në sa testime në ditë do të shkoni?
Ne po bëjmë sa më shumë testime, duhet të bëjmë sa është e nevojshme. E rëndësishme është që cdo qytetar të mos mbetet pa testuar. Po flas për testimin që kryhet për herë të parë, jo për rastet kur qytetari ka kaluar virusin. Ti quhesh i shëruar, nëse ke kaluar 10 ditë pa temperaturë.

Po vijnë muajt e vjeshtës, ku mbërrin gripi stinor … a do të vaksinohet populla me vaksinën anti-grip?
Ka plane dhe janë siguruar gati 400 mijë dova vaksine, të cilat do të vijnë nga shtatori deri në fund të tetorit e fillimin e nëntorit. Ky është një 4-fishim i dozave të vaksinës, që mbulon grupet e riskut, si dhe fëmijët, gratë shtatzëna, mësuesit, që do të shërbejnë në shkollat fillore e 9-vjecare, edukatorët, si dhe personeli mjekësor. Popullata do fillojë të vaksinohet që nga shtatori e muajt në vijim.

Do jetë vaksinim falas i popullatës?
Ky është një vaksinim falas, por natyrisht do të ofrohet edhe vaksinim në shërbimin privat.

Po preken me koronavirus edhe moshat e reja…
Moshat më të prekura janë ato mbi 25 vjec deri në 40 vjec dhe pastaj kemi moshën mbi 50 vjec. Përqindja më e madhe te moshat e reja janë femra, ndërsa në moshën mbi 60 vjec janë meshkuj. Kjo për faktin se ne kemi pasur shumë shpërthime në fabrika e fasoneri, ku punojnë më shumë gratë, ndaj dhe ato mbajnë ‘barrën’ e virusit.

Si shpjegohet që në një organizëm virusi është shumë agresiv dhe në një tjetër vepron më lehtë?
Për këtë virus dihet shumë pak. Ka shumë arsye për këtë. Te disa organizma kemi dëmtim të madh të mushkërisë. Kjo do të sqarohet me kalimin e kohës. Por dihet që kjo lidhet me strukturën imunitare të personave të caktuar. Struktura e virusit është e tillë që nuk lejon të pësohen mutacione, sit e gripi. Kur ndodhin mutacione, virusi zbutet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të ketë ndryshuar kontinenti?

Evropa pas koronavirusit: 4 skenarë të mundshëm


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!