MENU
klinika

COVID-19

Ish-ministri i Shëndetësisë: Nëse vazhdojmë kështu, në tetor na pret katastrofa!

21.08.2020 - 13:37

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha në në lidhje me ‘Skype’, në rubrikën “Opinion”, në News24, se nëse situata e koronavirusit në Shqipëri vazhdon me këtë menaxhim, në muajin tetor do të përballemi me katastrofën.

Ish-ministri theksoi se duhet urgjent të rritet numri i testimeve, ku të bëhen edhe falas për qytetarët, të bëhet e detyrueshme maska në ambientet e mbyllura dhe të hapura, si dhe të nisin lëvizjet për sigurimin e vaksinës.

“Nuk janë rritur testimet publike, qëndrojnë aq sa janë, 500-550 në ditë. Kërkohet të falsifikohen të dhënat, të mashtrohet opinioni, duke deformuar. Jam i cuditur se si kolegët profesionistë pranojnë dicka të tillë. Po bëhet një dëm i madh për të mbuluar të vërtetën, që është numër i madh infektimesh në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një deformim të qëllimshëm të testimeve”, tha Shehu.

Pjesë nga intervista:

Pse është i ulët numri i testimeve në Shqipëri?
Testimi është bazë. Te ne kanë qenë që në fillim jashtëzakonisht të ulëta. Kjo pasi ka një irrecionalitet të plotë në ndjekjen, sidomos sot kur situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe që unë e shoh katastrofale për muajt në vijim. U bllokuan të gjithë laboratorët për të bërë testime dhe u la vetëm një. Ka dyshime të mëdha edhe për këtë laborat, dhe unë e di cfarë testesh ka përdorur. Në vendet e tjera u mobilizuan të gjithë laboratorët për bërjen e testeve.

Në këtë situatë, ku jemi? Sa vlen metoda ‘testo, testo, testo’?
Situata është shumë, shumë e rëndë. Është dhjetëra herë më e rëndë se kur u mbyll vendi. Këtu te ne mbyllja u bë vetëm për shoë, për të tregua superioritet ndaj njerëzve, dhe nuk u përdorën metoda inteligjente. Sot kemi një situatë më të rëndë, si pasojë e dështimit. Po e lamë kështu, rrezikojmë që në muajt tetor, nëntor të shkojmë në katastrofë. Duhet bërë gjithcka, që nga testimet. Duhen testime me 5-fishin e asaj që bëjmë sot, se do na duhet pastaj të shkojmë në 10 mijë teste në ditë, jo 2500. Duhen ndjekur të gjitha rastet, gjurmimi, të aktivizohet gjithë sistemi shëndetësor, mjeku i familjes.

Pra, elementi i parë është të shtohen testimet, të aktivizohet edhe privati, të bëhen testime për qytetarët gratis. Të krijohet një skenë e përbashkët public-privat. Duhet gjithashtu të vendoset maska, jo vetëm në ambiente të mbyllura, por edhe në ambiente të hapura. Duhet përcaktuar edhe lloji i maskave. Duhet të kontraktohen menjëherë dozat e vaksinës për qytetarët. Shqipëria duhet të sjellë gratis për popullsinë 2 milionë doza për gripin e zakonshëm, që të vaksinohen të gjithë për gripin, ashtu si dhe 2 milionë doza për Covid-19. Nëse presim të na e sjell vaksinën OBSH, ta dini se do jetë një radhë e gjatë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!