MENU
klinika

Alarmon infektologu kosovar

“Javën tjetër mund të kemi një valë më të madhe!”

05.08.2020 - 17:47

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me numrin e rasteve të të prekurve me Covid-19 në vendin e tij, duke thënë se pas një jave mund të ketë një valë me numër edhe më të madh të të prekurve nga koronavirusi.

“Ky nuk është piku i kësaj periudhe, pas 1 jave mund të kemi numër të madh të rasteve, emë vonë do të kemi numër të vogël e kjo nuk varet nga masat e qeverisë e as nga ato që mund të ndërmarr ministria”, tha Tolaj.

Sipas tij mbyllja e bizneseve e jetës shoqërore nuk është më opsion që po konsiderohet nga asnjë vend i botës, siç ishte në fillim. Ai ka marrë shembullin e një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, ku është thënë se ndoshta me mbyllje janë shpëtuar 60 mijë jetë, por në të njëjtën kohë janë humbur 200 mijë të tjera.

Andaj ai ka kërkuar se sa herë që të merren vendime për mbyllje apo hapje, të peshohen të gjitha këto pro e kontra.Qeveria sipas Tolajt është dashur të siguroj pajisjet e mbrojtjes personale, të shpërndahen maskat falas për aq kohë sa të jetë e mundur. E po ashtu është dashur të kërkohet ndihmë nga miqtë ndërkombëtar.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat