MENU
klinika

Ju lutem ktheni fëmijët në shkollë, nga mungesa do të pësojnë dëmtim të përhershëm të jetës së tyre

“Ju lutem ktheni fëmijët në shkollë, nga mungesa do të pësojnë dëmtim të përhershëm të jetës së tyre”

24.08.2020 - 12:16

Kryeministri Boris Johnson i është lutur të gjithë prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre përsëri në shkollë, ndërkohë që ka siguruar se ai do të marrë përsipër detyrën për t’i rihapur të gjitha shkollat javën e ardhshme.

Kryeministri ka paralajmëruar ditën e djeshme se nxënësit rrezikojnë dëmtim të përhershëm në formimin e tyre, nëse vazhdojnë të qëndrojnë larg shkollave, raportojnë mediat angleze.

“Tani ne dimë shumë më tepër për koronavirusin sesa ne në fillim të këtij viti. Siç ka thënë zyrtari kryesor mjekësor, rreziku i infektimit me Covid-19 në shkollë është shumë i vogël dhe është shumë më e dëmshme për zhvillimin e një fëmije dhe shëndetin dhe mirëqenien e tyre për të qenë larg shkollës ende.

Kjo është arsyeja pse është me rëndësi jetike që t’i bëjmë fëmijët tanë të kthehen në klasë për të mësuar dhe të jenë me miqtë e tyre.

Asgjë nuk do të ketë një efekt më të madh në shanset e jetës së fëmijëve tanë sesa kthimi në shkollë”,-tha kryeministri anglez.

Johnson, i cili nesër në mëngjes do të kthehet pas pushimit të tij të verës, është në një garë midis sfidës për të rihapur shkollat dhe nga ana tjetër për të bindur prindërit të kthejnë fëmijët e tyre në shkollë.

Qeveria do të përballet me sigurimin e një numri të lartë testimesh, për të mbajtur premtimin për sigurinë e fëmijve, në rast se të gjithë fëmijët do të kthehen nëpër klasa më kohë të plotë.

Nxënësit në Angli nuk kanë shkuar në shkollë që prej muajit mars, kur shkollat u mbyllën për shkak të Covid-19.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!