MENU
klinika

NBA, play-off

Kampionët shkojnë 2-0, Dallas barazon Clippers

20.08.2020 - 10:52

Kanë nisur ndeshjet e dyta çerekfinale të play off-it në NBA. Në Lindje, skuadra kampione e Toronto Raptors hedh një hap tjetër drejt fazës tjetër, pas fitores 104-99 ndaj Brooklyn dhe udhëheq 2-0 serinë (nga 5 seri).

Ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Brooklyn Nets (Temple 21 pikë), që në periodën e fundit pësoi përmbysjen e kanadezëve (VanVleet dhe Powell nga 24 pikë secili).

Po 2-0 udhëheq me ndeshje edhe Boston Celtics, që triumfoi 128-101 ndaj Philadelphia 76ers, sfidë ku u dallua Tatum me 33 pikë. Ekuilibër në Perëndim, ku triumfojnë Dallas Mavericks e Utah Jazz, që barazojnë 1-1 serinë.

Dallas Mavericks fitoi 127-114 ndaj Clippers, ndeshje ku shkëlqyen Doncic (28 pikë) e Porzingis (23 pikë). Ndërsa Utah Jazz, falë 30 pikëve të Mitchell dhe 26 të Clarkson, mposhti 124-104 Denver Nuggets.

KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Orlando Magic (0-1)

Toronto Raptors – Brooklyn Nets 104-99 (2-0)

Boston Celtics – Philadelphia 76ers 128-101 (2-0)

Miami Heat – Indiana Pacers (1-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT, – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Los Angeles Lakers – Portland Blazers (0-1)

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks 114-127 (1-1)

Denver Nuggets – Utah Jazz 104-124 (1-1)

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder (0-1)