MENU
klinika

Ndeshja me Tiranën në "Air Albania"

Kapiteni i Crvena Zvdezdas: Nuk ka vend për tension

22.08.2020 - 20:08

Ndeshjet mes ekipeve shqiptare dhe ato serbe gjithnjë kanë prodhuar tension, ku kulmi arriti në sfidën mes kombëtareve në vitin 2015 në Beograd. Por përpara ndeshjes mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, kapiteni i ekipit serb është munduar të qetësojë disi situatën në prag të takimit.

Milan Borja është mëse i ndërgjegjshëm për historinë mes dy shteteve, por edhe po aq profesionist për t’i treguar mediave se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli dhe se nuk duhet t’i fryjnë më kot “zjarrit”.

Në konferencën përpara mbërritjes në Tiranë, Borja ka treguar dhe kujtuar arsyen e udhëtimit në Tiranë: “Nuk ka vend për tensione. Ne do të shkojmë për të luajtur futboll në Tiranë, kjo është arsyeja. Do të japim më të mirën për të fituar.

Që nga minuta e parë do të jemi të fortë, për të marrë rezultatin dhe të mbërrijmë në raundin e tretë, që është një hap më pranë realizimit të qëllimit tonë. Prandaj ne nuk duam asnjë tension në ose jashtë fushës. Duhet të bëjmë gjithçka mirë për të mbrojtur portën, që të kalojmë në grupet e Champions League”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do ndeshet me serbët e Crvena Zvezdës

Tirana fantastike, kalon në turin e dytë të Champions