MENU
klinika

Buxheti në vështirësi për shkak të pandemisë

Karçanaj, tender 2 mln USD për biletat elektronike

06.08.2020 - 11:09

Në kulmin e pandemisë̈ Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka vendosur të hapë një̈ tjetër tender të panevojshëm për kohën, këtë herë në fushën e transportit.

Bëhet fjalë për një prokurim në vlerën 2 milionë dollarë vetëm për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve thënë ndryshe implementimin e një platforme elektronike e-transport.

Në faqen e saj zyrtare Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën një justifikim të gjatë duke e cilësuar këtë një risi të re e cila do të lehtësojë transportin e qytetarëve, ndërkohë nga ana tjetër nuk detajohet se nga është nxjerrë kjo kosto kaq e lartë për këtë shërbim kompjuterik.

Dokumenti mban firmën e drejtores së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Por a është vërtet ky tender i domosdoshëm për qytetarët në këtë moment që po kalon vendi? Prokurimi i Agjencisë Kombëtare të shoqërisë së informacionit vjen në një kohë kur buxheti i qeverise është në vështirësi të mëdha për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi por edhe nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kur të ardhurat minimale në arkën e shtetit nuk po arrijnë dot të financojnë shërbimet bazë, si ato në shëndetësi.

Mjafton të kujtosh faktin se për shtimin e testeve për COVID-19, dhe rritjen e shtretërve nëpër spitale qeveria i është drejtuar Bankës Botërore për të marrë 15 milionë euro borxh. Apo që sot me mijëra familje të pastreha nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit enden rrugëve për të marrë ndihmë. Fakti tjetër që e bën këtë tender të panevojshëm është situata aktuale ku ndodhet sot transporti publik në Shqipëri, me udhëtime të kufizuara, linja të përgjysmuara si pasojë e pandemisë dhe në kufijtë e falimentimit nga bllokimi i gjatë si dhe kur nuk dihet se kur do të rikthehet jeta si më parë.

2 milionë dollarë mund të duken pak për drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit Mirlinda Karçanaj, por për arkën e boshatisur të shtetit tonë të varfër që po mbahet në pjesën më të madhe vetëm me borxh këto para mund të shërbejnë shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”