Pas Luis Suarez duket se radhën për t’u larguar nga Barcelona e ka edhe një senator tjetër. Ronald Koeman nuk po harxhon shumë kohë dhe vazhdon të flasë me skuadrën e tij, duke përcjellë qëllimet e tij te secili lojtar.
Dje, trajneri holandez e telefonoi Luis Suárez për t’i thënë se nuk është në planet e tij; as Rakitic, Arturo Vidal, Umtiti dhe Junior. Në orët e fundit, Koeman ka zhvilluar një bisedë me Piqué dhe Busquets. Për qendërmbrojtësin, trajneri ka thënë se është akoma i paprekshëm, ndërsa Sergio do ta humbasë këtë privilegj për shkak të konkurrencës, gjithashtu prej ndryshimeve të planikuara në sistemin e lojës.
Piqué ishte i pari që i vuri fytyrën e tij humbjes turpëruese 8-2 kundër Bayern Munich në Champions: “Unë jam gati të largohem, nëse klubi e konsideron këtë si gjënë e duhur”. Sapo u konfirmua nënshkrimi i Koeman, qendërmbrojtësi ishte informuar tashmë se synimet e trajnerit të ri ishin që ai të qëndronte 100 për qind.
Ishte një mesazh besimi, por gjithsesi disi i ftohtë nga mosbisedimi direkt me Koeman. Kjo bisedë ka ndodhur në orët e fundit. Në të, holandezi i ka thënë se udhëheqja e tij do të vazhdojnë të jetë e rëndësishme në mbrojtje.
Shumë ndryshe është rasti i Busquets, me të cilin ka folur Koeman. Mesfushori ka një vend në skuadër, por pa statusin e titullarit të padiskutueshëm. Sergio i është thënë se janë disa faktorë, që mund ta kushtëzojnë hapësirën e tij: i pari, rritja e konkurrencës dhe qëllimi për t’u dhënë të rinjve më shumë besim, një herë e përgjithmonë.
Ardhja e Pjanic luan një rol të rëndësishëm në uljen e tij në stol, si dhe fakti që Koeman dëshiron të prezantojë ndryshime taktike; të rreshtojë Frenkie de Jong në pozicionin kryesor të mesfushës. Në modulin 4-2-3-1, Pjanic dhe De Jong janë favoritët për të marrë komandën e mesfushës.
Përballë një skenari të tillë, Barça e di plotësisht mirë se Busquets mund të jetë akoma shumë i dobishëm. Sezoni futbollistik është shumë i gjatë, klubi është i sigurt se lojtari do të dëshirojë të luftojë për një vend në formacion dhe treguar se mosha është vetëm një numër.