MENU
klinika

Çështje të bashkëpunimit ekonomik

Kosova e Serbia diskutojnë sot në Bruksel

27.08.2020 - 07:31

Të enjten (sot) në Bruksel do të zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian. Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë, e konfirmoi zhvillimin e këtij takimi, por nuk dha hollësi tjera.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur dje se në takimin e sotëm do të diskutohet për çështje të bashkëpunimit ekonomik.

Delegacionin e Kosovës pritet ta drejtojë koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni. Ky takim do t’i paraprijë një takimi tjetër të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu në Bruksel.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe.

Sipas burimeve të BE-së nga vjeshta pritet një rritje e dinamikës së procesit të dialogut dhe synohet që takime të liderëve të ketë dy herë në muaj dhe që takimet e ekspertëve të zhvillohen çdo javë.

Sidoqoftë përveç gatishmërisë së palëve, kjo gjë varet edhe nga situata e krijuar me masat kundër pandemisë së virusit Corona, nga kufizimet për udhëtime dhe numrin e takimeve me prani fizike në objektet e institucioneve të BE-së.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat