MENU
klinika

Borrell: Ia bëmë të qartë dhe Rusisë

Kriza në Bjellorusi/ Pas SHBA, edhe BE mbështet propozimin e Ramës për dialog!

21.08.2020 - 18:04

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Europian (BE) ka mbështetur propozimin e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell vë theksin se BE mbështet ndërhyrjen e OSBE në Bjellorusi, duke thënë se është gatshme të kontribuojë që palët të arrijnë të dialogojnë.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpreson se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla”, njofton Borrell.

Borrell ka ripërsëritur qëndrimi e Unionit se BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e fundit në Bjellorusi dhe nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar për një zgjidhje konstruktive. Ky qëndrim i është shprehur edhe ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov në bisedën telefonike që kanë pasur së bashku.

“Të enjten 20 gusht, Përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka folur me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Në cilësinë e tij si koordinator i Komisionit të Përbashkët JCPOA, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka komunikuar me Ministrin Lavrov për propozimet e fundit të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Borrell shprehu qëndrimin e Unionit se i konsideron zgjedhjet e fundit në Bjellorusi jo të lira dhe as të drejta, dhe se BE-ja pra nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi gjithashtu se situata në Bjellorusi është në vëmendjen e Bashkimit Europian, siç reflektohet nga takimet e fundit të Ministrave të Jashtëm të BE-së më 14 gusht dhe Kryetarëve të Shteteve ose Qeverive të BE-së më 19 gusht. Pas dy telefonatave midis Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentit Rus Vladimir Putin të martën 18 gusht dhe të enjten 20 gusht, Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar në Bjellorusi që çon në një zgjidhje konstruktive dhe paqësore në lidhje me Bjellorusinë dhe se i takon popullit bjellorus që të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre”, njofton Borrell.

Ndërhyrja e OSBE në Bjellorusi për të zgjidhur krizën e krijuar pas zgjedhjeve u mbështet edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili tha dje se ‘kemi pasur disa biseda me Putinin, kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së, Putin është në favor, por Lukashenko nguron’.

Propozimi i Ramës në cilësinë e kreut të OSBE për të vizituar Bjellorusinë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve që nxorën fitues diktatorin Lukashenko, por që sollën valën e protestave masive duke u përshkallëzuar, erdhi më 17 gusht. Megjithatë, mësohet se për realizimin e këtij pritet konfirmimi i presidentit vendas Lukashenko.

Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!