MENU
klinika

Një sëmundje ia prishi planet...

Kryeministri më jetëgjatë, jep dorëheqjen Shinzo Abe

28.08.2020 - 16:53

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore, raportojnë mediat vendase.

Ai ka vendosur të japë dorëheqjen për të luftuar kundër një “sëmundje kronike”, të cilën nuk mund ta mbajë më “nën kontroll”.

Abe tha se kishte arritur ta trajtonte sëmundjen me ilaçe derisa gjendja e tij papritmas u përkeqësua në gusht, duke mos i lënë “zgjidhje tjetër përveçse të jepte dorëheqjen”.

65-vjeçari ka vuajtur për shumë vite nga koliti ulcerativ, një sëmundje inflamatore e zorrëve, por tha se gjendja e tij ishte përkeqësuar kohët e fundit.

abe

Ai tha se ndihej i keq ardhur që la postin pa “arritur” të gjitha “objektivat”, por theksoi se vendi duhet të ketë një udhëheqje e cila është plotësisht e aftë për të luftuar emergjencën aktuale të koronavirusit.

Abe tha se vendimi i shkaktoi atij “ankth”, por ishte mbështetur nga anëtarët e tjerë të Partisë Liberal Demokratike.

Shqetësimet në lidhje me një çështje kronike shëndetësore, nisën që në fillim të kësaj vere, por intensifikuan këtë muaj kur ai vizitoi një spital në Tokio dy javë rresht për kontrolle shëndetësore të paspecifikuara.

Ai tha se nuk mund të bëjë gabime në drejtim të vendimmarrjes së rëndësishme, dhe për këtë arsye kishte vendosur të tërhiqet.

Shinzo Abe Re-elected as Japanese Prime Minister | Voice of America - English

“Unë bëra një gjykim që nuk duhet të vazhdoj punën time si kryeministër,” tha ai.

“Unë do të doja të kërkoja falje sinqerisht për njerëzit e Japonisë për largimin nga posti një vit para se të mbaronte mandati dhe në mes të fatkeqësive të koronavirusit, ndërsa politika të ndryshme janë ende në proces të zbatimit”, shtoi ai.

Ai gjithashtu shprehu keqardhje për mos përmbushjen e premtimeve të tij thelbësore – duke e detyruar Korenë e Veriut të kthejë qytetarët japonezë të rrëmbyer dekada më parë; zgjidhja e një mosmarrëveshje territoriale me Rusinë; dhe ndryshimi i kushtetutës për t’i dhënë më shumë fuqi ushtrisë.

Zyrtarët e lartë kishin thënë publikisht se ai ishte i mbingarkuar dhe i duhej pushim, ndërsa anëtarët e shtypit pohuan se kryeministri japonez dukej i lodhur dhe po lëvizte më ngadalë se zakonisht.

Shinzo Abe, Japan's Longest-Serving Leader, to Resign Because of Illness - The New York Times

Abe, mandati i të cilit do të përfundonte në shtator 2021, tha se do të mbetet në krye derisa partia e tij të zgjedhë një drejtues të ri.

Abe ka një reputacion si konservator dhe nacionalist i vendosur, dhe për stimulimin e rritjes me politikën e tij agresive ekonomike të njohur si “Abenomics”.

Ai ka forcuar mbrojtjet e Japonisë dhe ka rritur shpenzimet ushtarake, por nuk ka qenë në gjendje të rishikojë neni 9 pacifist të kushtetutës, i cili ndalon një ushtri të qëndrueshme për çdo gjë tjetër përveç vetëmbrojtjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN