MENU
klinika

Pas 9 vitesh në Stamboll

Kthehet Turqia, shtohen 4 gara në Formula 1

24.08.2020 - 12:36

Ndërsa janë zhvilluar 6 gara në Formula 1, Kalendari i Botërorit 2020 pritet të kompletohet së shpejti me 4 gara të reja. Deri më tani janë konfirmuar 13 gara, e fundit më 1 nëntor në pistën e Imola (Itali).

Gara e 14-të pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Stamboll, më 15 nëntor. Formula 1 rikthehet në Turqi pas 9 vitesh, teksa gara e fundit është zhvilluar në vitin 2011.

Pas garës së Turqisë pritet të zhvillohen edhe dy gara të tjera në pistën e Sakhir (Bahrein), më datat 29 nëntor dhe 6 dhjetor. Ndërsa gara e fundit sezonale pritet të jetë më 13 dhjetor, në Abu Dhabi (pista e Yas Marina).

Për momentin këto 4 gara nuk janë konfirmuar ende nga Formula 1, që pritet të zyrtarizojë kalendarin e ri në shtator. Gara e radhës është ajo e Belgjikës, që zhvillohet në pistën e SPA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN