MENU
klinika

Si mund ta kuptosh Eposin e Kreshnikëve pa lahutën, e si...?

Ku po shkon lahuta e krenarisë malësore?!

08.08.2020 - 06:08

Lahuta e Malcis dhe Eposi i Kreshnikëve, dy legjenda të mrekullueshme që nuk mund të kuptohen pa njëra- tjetrën. Si mund ta kuptosh Eposin e Kreshnikëve pa lahutën, e si mund ta kuptosh Gjergj Fishtën pa Eposin e Kreshnikëve dhe lahutën. Lahuta është instrumenti më i lasht në Evropë dhe nëpërmjet saj lahutarët ndër shekuj kanë kënduar nëpër kullat e tyre për kreshnikët e Bjeshkëve që sakrifikonin gjithçka për vendin e tyre. Lahutarët janë rapsodë që dallohen për zërin e tyre tërheqës, për mjeshtërinë e të rënit të lahutës dhe për teknikën e kujtesës së vargjeve. Ata janë të njohur edhe për mjeshtërinë e rikrijimit të vargjeve të harruara. Përveç këtyre veçorive, te lahutarët e dalluar ke mundësi që të shikosh edhe aftësinë e paraqitjes krahasuese dhe hiperbolike të heronjve, si dhe aftësia e ndërtimit të tipareve fantastike të personazheve. Zymer Neziri, studiues i eposit, thotë se lahuta është e ngritur në shkallë kulti për vlerat që ka. “Lahutarët i këndojnë këto këngë në përcjellje të instrumentit muzikor me një tel, që quhet lahutë.

Lahuta është instrument muzikor kryesor për përcjelljen e këngëve të Eposit të Kreshnikëve. Këto këngë këndohen edhe me përcjellje të çiftelisë me dy tela, që është po ashtu instrument muzikor i përhapur ndër shqiptarë”, thotë Neziri, duke shtuar se këto këngë këndohen edhe me përcjellje të sharkisë, vegël muzikore me tri palë tela. Lahuta përfaqëson mjetin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian. Dikur, shtëpia pa lahutë quhej “shtëpia e lanun”. Ishte turp për malësorin të mos e kish një pushkë e një lahutë. Kulti i lahutës në familjen shqiptare është i përhapur, ashtu siç ekziston një respekt shenjtërues për këngët e kreshnikëve.

Lahutarët i këndojnë këto këngë në dasma, në gazmende, në festa dhe në raste të tjera gëzimi, si dhe në mbrëmje, kryesisht gjatë stinës së dimrit. Dëgjuesit kanë respekt të veçantë për lahutarin, sidomos kur ai këndon. Qetësia është në shkallë të lartë, e kur lahutari e përfundon këngën, e urojnë e përgëzojnë me fjalët “ Goja të lumtë!” ose “Djalit ia laç!” dhe ky është shpërblimi i vetëm dhe më i madhi për ta. Në lahutë vendosen zbukurime me karakter kombëtar si dhe figura si përkrenarja e Skënderbeut, koka e kalit, koka e gjarprit, flamuri dhe portrete të heronjve shqiptar.

Mirëpo ajo për të cilën ndihemi keq sot është që kjo vegël muzikore është lënë pothuajse në harresë. Nuk ka më aq të rinj të interesuar që të mësojnë t’i bien kësaj vegle muzikore, e kështu të vazhdojnë traditën e parë. Nuk ka më aq shumë njerëz të cilët janë të interesuar të dinë vlerën që ky instrument ka, jo vetëm si kulturë, po si vlerë shpirtërore e ndërgjegjeje kombëtare. Në qoftë se në zonën e Rugovës më parë pa pasur mbi 60 Interpretues profesionistë të lahutës, sot gjen një numër shumë të vogël dhe shumica prej tyre janë në një moshë të konsiderueshme.

Por ka edhe dy fenomene të tjerë të rëndësishëm që po ndikojnë në zbehjen e vlerës së lahutës. Specialisti Jaho Brahaj shprehet: “Janë dy faktorë që po e zhdukin lahutën nga Shqipëria. Së pari, po tregohet pak vlerësim nga ata që e kanë trashëguar këtë instrument dhe së dyti, blerësit e huaj po tregohen të uritur për ta pasur, për ta blerë këtë instrument muzikor, i cili është unik dhe më i vjetri në llojin e vet në Evropë”. Gjithashtu specialistët shprehen të shqetësuar se në rastet e riprodhimit të këtij instrumenti vihen re elemente të reja, jo sipas traditës sonë kombëtare, por të kopjuara nga kultura e huaja.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB