MENU
klinika

Tirana mban vendin e parë

Ku u hapën dhe mbyllën më shumë biznese?

05.08.2020 - 14:59

Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të bizneseve të reja të hapura në gjysmën e parë të vitit, por edhe të mbylljes së tyre. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtar të Biznesit, për periudhën Janar-Qershor 2020 në Tiranë u hapën 2367 biznese të reja neto, dhe dominimi ndaj qyteteve të tjera është gjithnjë i pritshëm dhe normal për shkak të faktit se është kryeqytet, ka numrin më të lartë të banorëve dhe nivel më të lartë konsumi. Ndërkaq, në vendin e dytë renditet Durrësi me 543 subjekte të reja neto në gjysmën e parë të vitit, i ndjekur nga Vlora me 410 subjekte të reja neto, dhe më tej Fieri me 270 biznese.

Sa i takon qarqeve që kanë pasur më pak lëvizje në këtë drejtim, mund të përmendet Dibra me 55 subjekte, Kukësi me 46 biznese të reja neto dhe në vendin e fundit renditet Gjirokastra me 44 biznese të hapura gjatë kësaj periudhe. Numri total i bizneseve të reja neto të hapura në 6-mujor arrin në 4538 dhe duket se situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19 ka dhënë efekte të ndjeshme në jetën ekonomike, për shkak se ka një rënie të numrit të subjekteve të regjistruara në krahasim me një vit më parë dhe Prilli rezulton si muaji më i dobët në këtë drejtim, i cili përkon edhe më muajin ku vendi ishte nën bllokimin masiv të aktiviteteve ekonomike

Biznese të reja neto

Tiranë 2367 subjekte

Durrës 543 subjekte

Vlorë 410 subjekte

Fier 270 subjekte

Biznese të reja neto

Dibër 55 subjekte

Kukës 46 subjekte

Gjirokastër 44 subjekte