13.08.2020 - 15:41
Kukësi është ekipi më aktiv në merkaton e verës. Pasi zyrtarizoi trajnerin e ri Skënder Gega, klubi verilindor ka afruar 5 lojtarë deri më tani, i fundit Kenan Horić është zyrtarisht futbollist i Kukësit!
Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën e Kukësit kontratën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi boshnjak ka luajtur për shumë vite në Europë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Celik Zenicas në kampionatin boshnjak.
Në të shkuarën, ai ka luajtur edhe në Slloveni me Domzalen e në Turqi me Antaliasporin. Pa humbur kohë, Horić do të niset drejt Tropojës dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Merkatoja shqiptare