Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një nga simbolet e diskutueshme të Prishtinës – si artistikisht ashtu edhe politikisht. E para është e qartë sapo shikohet, e dyta kur zbulohet…
Biblioteka Kombëtare e Kosovës nuk është vetëm bibliotekë. Ajo shërben si një kujdestar i dokumenteve historike, një arkiv i gazetave kombëtare, si dhe një vend për ekspozita të shumta.
Ndërkohë, me pamjen e saj të pazakontë tërheq gjithashtu shumë turistë, kështu që është bërë një nga atraksionet më të vizituara turistike në Kosovë, shkruan punkufer.dnevnik.hr.
Mendimet për pamjen e ndërtesës janë, për ta thënë butë, të ndara. Ishte dashur të përfaqësonte një ndërthurje të arkitekturës bizantine dhe islame, ndërkohë që shumë e shohin atë si një ndërthurje të modernizmit me traditën.
Zyrtarisht, ky stil quhet “rajonalizëm i ri”.
Ajo u përfundua në vitin 1982 dhe u hartua nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviç. Shtrihet në mbi 16.500 metra katrorë dhe është zbukuruar me kupola të shumta të madhësive të ndryshme. Eshtë e mbuluar me një perde me dantella metalike që është prodhuar në një shkritore në Krapina në Hrvatsko Zagorje.
Thuhet se arkitekti e projektoi bibliotekën si një hoje, nga e cila buron dije si mjalti dhe mëson me zell si bletët. Por historia ka vërtetuar se të gjithë shohin atë që duan të shohin.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës – e papërcaktuar
Pjesa më e diskutueshme janë kupolat e bardha që ngjajnë në mënyrë të papërballueshme me kapele tradicionale shqiptare për burra – plisa. Kjo u pohua nga politikanët serbë kur shikuan ndërtesën, megjithëse kosovarët thoshin që kupolat përfaqësonin trurin dhe dijen.
Dhjetë vjet më parë, tendenca midis tabloideve dhe gazetarëve ishte hartimi i një liste me ndërtesat më të shëmtuara në botë. Biblioteka Kombëtare në Kosovë gjendej aty. Arkitektit Mutnjakoviç tha se ishte e rëndësishme të shkruanin për të dhe shtoi se disa ndërtesa të tjera në listë i kishin bërë atij nderin të ishte me ta në të njëjtin vlerësim.
Mbijetesë e suksesshme e një të kaluar të trazuar
Së bashku me kolegun e tij nga Zagrebi, Dragutin Kish, ai ishte dashur të krijonte një projekt parku që do ta rrethonte, por trazirat shoqërore që pasuan e pamundësuan idenë.
Përkatësisht, në dekadën e konfliktit me Serbinë, midis 1989 dhe 1999, u shkatërruan mijëra libra në gjuhën shqipe dhe përmbajtja patriotike. Kulmi ndodhi në vitin 1999, kur u vodhën një numër materialesh, u shkatërruan dhomat e leximit dhe stafi i bibliotekës u ndalua të vinte në punë për një javë për arsye sigurie.
Mos e gjykoni një libër nga kopertina e tij
Sot situata është më e qetë, dhe bibliotekarët po punojnë për të mbrojtur dhe dixhitalizuar materialin. Raftet e saj tani mbajnë afro 400,000 libra, 300,000 revista dhe një milion kopje të gazetave. Ka thesare kombëtare si libra të rrallë të vjetër, revista të vjetra, dorëshkrime shqipe, harta dhe dokumente. Brenda ka mini biblioteka: Këndi Amerikan, Arti Bashkëkohor, Biblioteka e NATO-s, Biblioteka për të Verbër …
Çdo vit, 5000 përdorues të rinj regjistrohen në të, duke e bërë atë bibliotekën më të vizituar dhe një vend të popullarizuar të qytetit. Për më tepër, ai tërheq një numër në rritje të turistëve që zbulojnë hijeshitë e një destinacioni deri tani të anashkaluar.
Nëse e gjeni veten në Prishtinë, mos hezitoni ta vizitoni Bibliotekën Kombëtare vetëm sepse jashtë mund të mos i plotësojnë kriteret romantike evropiane. Një tjetër histori ju pret brenda…