MENU
klinika

Short jo i keq për Kukësin, Teutën dhe Laçin

Kundërshtarët e ekipeve shqiptare në Europa League

10.08.2020 - 12:30

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Europës. Kukësi do të presë në “Air Albania” skuadrën e njohur bullgare, Slavia e Sofie. Ndeshja do të zhvillohet më 27 gusht.

Laçi do të përballet në raundin e parë të Ligës së Europës me azerët e Keslas. Shorti i ka vendosur përballë ekipin nga Azerbajxhani. Kesla është drejtuar në të kaluarën nga ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit Mladen Milinkoviç.

Fituesit e Kupës së Shqipërisë, Teuta, do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem. Ky ishte verdikti i shortit të mbajtur përpara disa minutash në Nion të Zvicrës për raundin e parë të Ligës së Europës. Takimi i parë do të luhet në datën 27 gusht në Durrës.

Dje u hodh shorti i raundit të parë kualifikues të Champions League, ku Tirana do të ndeshet ndaj Dinamo Tbilisi. Sot është hedhur edhe shorti i raundit të dytë. Në rast se kampionët e vendit tonë arrijnë të fitojë ndaj gjeorgjianëve, atëherë do të ndeshen me fituesit e çiftit Crvena Zvezda (Serbi)-Europa (Gjilbratar).

Nëse bardheblutë dhe Crvena kalojnë kundërshtarët e tyre, atëherë do të kishim të bënim më një përballje mjaft delikate për bardheblutë, jo vetëm nga forca e kundërshtarit, por edhe duke marrë parasysh se është një skuadër nga një vend si Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Short i vështirë për shqiptarët

Tirana mëson rivalin e turit të parë të Champions