MENU
klinika

Vuajtjet e shqiptarëve vijojnë në kufirin grek

Kush e kalon sot do qëndrojë 1 javë në karantinë!

16.08.2020 - 07:23

Nëse do t’u jepej sërish mundësia e zgjedhjes, një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë do të kishin zgjedhur të qëndronin 1 javë në karantinë se sa në radhët e gjata dhe kilometrike.

Por duke filluar nga dita e sotme kush hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë. Të paktën për 24 orët e fundit kjo është e vetmja masë e re që ka hyrë në fuqi ndërkohë nga nesër priten edhe masat e reja.

Ishte kjo datë e cila shtyu mijëra emigrantë të nxitonin për t’u dyndur drejt pikave kufitare dhe që më pas solli dhe prej të enjtes radhët kilometrike në dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Prej të enjtes ka pasur radhë të gjata për shkak edhe të negociatave mes dy palëve dhe mosfunksionimit të punës nga pala greke gjatë natës.

Vetëm mbrëmjen që kaloi pala greke punoi gjatë natës ndërkohë nga kjo e diel çdo emigrant shqiptar, rezident në Greqi apo person që lejohet sipas kushteve greke të futet në territorin e shtetit fqinj duhet të karantinohet për 1 javë.

Nga e hëna më pas, me masat e reja shtesë do të duhet edhe tampon negative me vete, jo më të vjetër se 72 orë, vërtetim i diagnozës në anglisht bashkë me të dhënat si dhe plotësimin e formularit PFL në faqen e autoriteteve greke.

NJOFTIMI I DJESHËM NGA MEPJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, në nivelet më të larta me autoritetet e saj, është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor.

Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.

– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Nënvizojmë se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit garanton kujdesin maksimal në kontrollet e dokumentacionit të nevojshëm shumë më herët se mbërritja në kufijtë tokësorë në mënyrë që të evitohet pritja e shtetasve në rradhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!