MENU
klinika

Kush ia vodhi zemrën "Sarajevës"?

Ky, ishte festivali i Visar Morinës!

23.08.2020 - 16:16

       Filmi vjen si një “ëndërr raciste”. Ngjarjet zhvillohen në Gjermani – vendi evropian më i “sulmuar” së fundmi, për një jetesë më të mirë. Pavarësisht makthit dhe paranojës, çifti shqiptar kalon çdo ditë mes dyjëzimit brenda vetes. Sa hapin sytë, janë mu para shikimeve “akuzuese” të fqinjëve a kolegëve. Sapo i mbyllin mbi nënkresë, me veten… nuk kanë të sosur monologjet e trishtimit. /Konica.al

Regjisori shqiptar nga Kosova, Visar Morina, me filmin “Ekzil”, ia dolën ta rrëmbejnë çmimin e madh, në festivalin e Sarajevës! Ky, vjen si një tjetër sukses, pas filmit të parë “Babai”, që u vlerësua për regjinë më të mirë “Karlovy Vary”. Morina, regjisor e bashkëskenarist, këtë herë sjell vuajtjet shpirtërore, vështirësitë psikologjike dhe deri paranojat e një emigranti në Gjermani, që ndihet i gjykuar dhe i përjashtuar nga kolegët apo shoqëria.


Prestigjiozja hollivudiane “The Variety”, e kishte sugjeruar “Ekzilin” e Morinës, si një prej 10 filmave europianë që duheh parë – Xhaferri, personazhi kryesor me profesion inxhinieri kimist, shfaqet dhe fiton në një kohë kur ka pasiguri të vazhdueshme, për miliona refugjatë në Europë.

Regjisori Morina është shprehur se, Xhaferri në një farë mënyre, personifikon vetë atë, që ka emigruar nga Kosova drejt Gjermanisë, në moshë të re, për shkak luftës dhe regjimit të Millosheviçit.

Personazhi shpërfaq të gjitha nuancat e pasigurisë së tij mbi vendin që i takon në shoqëri, por njëherësh, si çdo viktimë edhe ai e përçon dhunën që ndjen, te njerëzit më të dobët se ai.

Skenari i filmit merr shkas nga një ngajrje e dhunshme e vitit 2016 në Këln, ku Morina është shprehur të ketë ndier paranojënn mbi ndryshimin e qasjes ndaj emigrantëve në Gjermani.

Në festivalin e Sarajevës u shfaqen 187 filma, nga 56 vende. Çdo shfaqje pati jo më shumë se 100 shikues, që respektuan distancimin social, duke ofruar kështu në Ballkan, një shembull për ngjarjet kulturore në kohë rrezikshmërie për shëndetin.

Bëni mirë, ta shihni!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!