MENU
klinika

NBA

Lakers dhe Bucks nuk gabojnë, barazojnë në play-off

21.08.2020 - 10:04

Pas humbjes surprizë në të parë, Los Angeles Lakers barazoi 1-1 serinë e ndeshjeve çerekfinale play-off, pas fitores 111-88 ndaj Portland Blazers. Ndeshje e dominuar nga skuadra kaliforniane, që pati epërsi gjatë gjithë kohës. Davis ishte shënuesi më i mirë, me 31 pikë e 11 rebound.

Po 1-1 barazon serinë e ndeshjeve edhe skuadra e Milwaukee Bucks, që mundi 111-96 Orlando Magic. Bucks komanduan gjatë gjithë kohës takimin, me të zakonshim Antetokounmpo që ishte lider në fushë, me 28 pikë e 20 rebound.

Miami, falë fitores 109-100 ndaj Indiana Pacers udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por në të dytën erdhi shkëputja e ekipit nga Florida, ku u dallua Robinson, autor i 24 pikëve.

Mirë po paraqitet në këto çerekfinale skuadra e Houston Rockets, që mundi 111-98 Oklahoma City Thunder, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Në fund ekipi teksan u shkëput falë kolektivitetit (7 lojtarë mbi 11 pikë), duke e merituar fitoren.

KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Orlando Magic 111-96 (1-1)

Toronto Raptors – Brooklyn Nets (2-0)

Boston Celtics – Philadelphia 76ers (2-0)

Miami Heat – Indiana Pacers 109-100 (2-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Los Angeles Lakers – Portland Blazers 111-88 (1-1)

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks (1-1)

Denver Nuggets – Utah Jazz (1-1)

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 111-98 (2-0)