MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Le të përpiqemi të kuptojmë diçka në konfliktin greko-turk

16.08.2020 - 13:03

Sa i takon zonës ekskluzive ekonomike, Turqia ka të drejtën e Zotit. Nuk mund ta lësh një komb 90 milion të mos ketë të drejte të lagi as këmbët në det.

Beteja e Galipolit dihet t’i rikujtojë perëndimit se nuk mund te poshtërosh një komb krenar për historinë e tij. Edhe pse ne grahmat e fundit te saj, Perandoria Otomane shkroi një faqe lavdie ndaj kundërshtarëve që përfshinin një aleancë pothuajse perëndimore.

Ne rast te një konflikti, personalisht nuk besoj se Rusia apo Kina do te jetë ne krah te Turqisë. Historia nuk e dëshmon. Ashtu sikurse aleanca e Francës me Greqinë do te jete e tillë që do presupozojë një aleancë deri në vdekje. Franca zakonisht ose kapitullon ose pret ndihmën e britanikeve apo amerikanëve. Të cilët në vetvete nuk është se kanë një qëndrim të prerë antiturk. Turqia është një lojtar me peshë në Lindjen e Mesme.

Por nuk duhet harruar se sot ushtria turke pas spastrimeve te tentatives për grusht shteti, ngjan me historinë e Ushtrisë se Kuqe pas spastrimeve te vitit 1936. Qindra oficere te gjitha rangjeve janë spastruar. Megjithatë potenciali ushtarak turk është i tillë që në një përplasje të vetmuar me Greqinë apo edhe Egjiptin, ose në aleancën e tyre, është superior. Pa një ndërhyrje nga ana e perëndimit, ushtria turke është në gjendje të bëjë pluhur mbrojtjen greke të ishujve të cilat janë me qindra kilometra larg vijave të furnizimit. Ndërsa egjiptianet thjesht nuk kanë barazvlefshmeri me turqit në dete. Turqit nuk ngjanë me ushtrinë italiane të Musolinit që ngeli skërkave të Përmetit, por më shumë me atë të Hitlerit.

Cili mund të jetë fati i kësaj përplasjeje? Me siguri do të mbesë një konflikt i ngrirë. Në kushtet e një disbalance ushtarake, Greqia nuk e ka mundësinë të turpërojë Turqinë dhe as Turqia të lejojë ta poshtërojnë në dyert e saj. Greqia është vërtet një simbol për perëndimin për vetë faktin e historisë së saj, por Turqia nuk është poshtëruar në mënyrë të tillë as në ditët më të zeza të saj, që ishin ato pas luftës së parë botërore. Kjo nuk është çështje mes Erdoganit dhe perëndimit por mes interesave strategjike të një kombi gjuhën e të cilit e flasin mbi 400 milionë banore dhe me influencë që nga ujgurët e Kinës e deri ne brigjet e Atllantikut. Mendoni se perëndimi dhe veçanërisht BE në rast përplasjeje greko-turke do jetë kaq progrek sa tani? Vështirë!

Cili është përfitimi shqiptar nga ky konflikt? Së pari, asnjë qeveri shqiptare nuk do guxojë të bëjë një marrëveshje të ngjashme me atë Bakojanis-Basha.

Së dyti, standardet që po përpiqet të imponojë Greqia duke ju shkuar fqinjëve tek plazhet, do frenohen.

Së treti, mbase kjo do ti shërbejë Greqisë që të kuptojë se nuk mund të hapë luftë në të gjitha frontet. Nuk ia kanë dalë dot gjermanët, lëre pastaj ca ballkanas që ngatërrojnë marshet e tankut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN