Liderët botërore do të zhvillojnë sot bisedime për të mbledhur një fond në ndihmë të Beirutit pas shpërthimit masiv që shkatërroi të martën kryeqytetin Libanes.
Konferenca virtuale e organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara do të zhvillohet sot rreth orës 14.00. Presidenti i SHBA, Donald Trump është shprehur se ka në plan t’i bashkohet kësaj konference, ku janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga shtete të BE, nga Kina, Rusia, Egjipti, Britania e Madhe etj.
Zyrtarët përllogarisin se shpërthimi i mbi 2 mijë ton nitrat amoni shkaktoi rreth 15 milion dollar dëme, 158 viktima, 5.000 të plagosur dhe 300 mijë njerëz u shkatërroi shtëpitë duke i lënë të pastrehë. Gjatë ditës së djeshme mijëra njerëz dolën në rrugë dhe u përleshën me policinë në përpjekje për të marrë godinat qeveritare veçanërisht ministrinë e jashtme. Ndërsa policia i shpërndau turmat me gaz lotsjellës.
Gjatë përleshjeve një polic raportohet te këtë ndërruar jetë, ndërsa të më shumë se 117 protestues u plagosën, raporton BBC. Ndërsa kryeministri Libanes, Hassan Diab tha se do të kërkojë që vendi të shkojë në zgjidhje të parakohshme dhe se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë ditën e hënë.