MENU
klinika

"Ka mbërritur në fazën e tretë"

Lufta ndaj COVID-19, Skënder Brataj flet për vaksinën më premtuese

14.08.2020 - 19:16

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur në lidhje me përpjekjet botërore për prodhimin e një vaksine ndaj COVID-19.

Në një postim në Facebook, Brataj shkruan, se në Itali po zhvillohen 3 projekte kërkimore, ku më premtues është “ChAdOx1-S”, në bashkëpunim midis Oxford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës, i cili ka hyrë në fazën e tretë.

Përsa i përket vaksinës së prodhuar nga Rusia, Brataj ka mjaft rezerva. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, autoritetet në Rusi nuk i ndoqën procedurat standarte për prodhimin e saj.

Brataj ka sqaruar, se provat klinike zgjasin një vit, por në rastet urgjente koha mund të shkurtohet në 4-6 muaj.

Postimi i plotë i Bratajt:

Vaksina kundër koronavirusit!

Në garën botërore për prodhimin e vaksinës për të ndaluar pandeminë Covid-19, janë të paktën tre vaksina që po provohen në Itali. Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksford dhe Advent-Irbm të Pomezia, e cila ka mbërritur në fazën tre.

Fillon gjithashtu faza e parë e provës për vaksinimin që po bëhet nga ReiThera në Castel Romano. Mundësia tjetër vjen nga ajo e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë.

Në garën për vaksinën e koronavirusit Rusia prodhojë Sputnik V! (Siguria!!)

Prodhimi i vaksinave kalon në tre faza: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin.

Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarte për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj ,frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore.

Faza e dytë në të cilën përcaktohen dozat dhe efektet e tyre janë studiuar si në aspektin e tolerancës ashtu edhe të imunitetit, pra aftësia për të nxitur një përgjigje imune, por ajo është kryer në pak njerëz.

Faza e tretë është ajo gjatë së cilës kryhen teste të shumta për të vlerësuar efikasitetin në shkallë të gjerë, zakonisht ato kryhen në dhjetëra mijëra vullnetarë të shëndetshëm.

Një kujtesë e detyrueshme për të kuptuar se në botën perëndimore, provat klinike zgjasin të paktën një vit. Në rastet urgjente si pandemia mund të shkurtohet koha, por duhet të paktën të kalojë një periudhë kohe 4-6 muaj pas provave për të demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re. Në këtë kontekst, përpjekja për të prodhuar një vakisinë të aftë për të ndaluar epideminë e koronavirusit po vazhdon pa ndërprje.

Më premtuesi në nivel ndërkombëtar, është bashkëpunimi midis Oksford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës. Vaksina ChAdOx1-S, bazohet në adenoviruset jo-përsëritëse që rrjedhin nga shimpanze, të cilat bartin gjenin e pikut të sintetizuar nga Sars-Cov-2. Pas rezultateve pozitive të arritura tashmë në laborator dhe studimeve paraklinike mbi kafshët, ka filluar faza tretë e provës klinike për të përcaktuar sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin. Provat po ndiqen në mijëra vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive të moshës midis 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç.

Ndërkohë, po vazhdon puna edhe për dy vaksina tyë tjera në Itali. E para është ajo që po provon kompania ReiThera, në pronësi zvicerane me qendër në Castel Romano të Romës, me fonde nga Rajoni Lazio dhe Ministria e Shëndetësisë, ku ajo mori autorizimin nga AIFA për provat klinike.

Faza e parë është kryer në 90 vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive, përfshirë të rriturit (18-55 vjeç) dhe të moshuarit (65-85 vjeç), të cilët po ndiqen nga Instituti për Sëmundje Infektive, Lazzaro Spallanzani në Romë së bashku me qendrën kërkimore klinike të Veronës. Gjithashtu në këtë rast, vaksina e quajtur GRAd-Cov-2, bazohet në një adenovirus të çaktivizuar që kodon proteinën Spike të Sars-Cov-2, dhe tashmë është treguar se është mjaft e sigurt dhe shkaton imunitet te kafshët.

Opsioni tjetër i bërë në Itali vjen nga kompania e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë, në bashkëpunim me Rottapharm Biotech të Monzës. Për dallim nga dy kandidatët e tjerë, vaksina e quajtur Covid-eVax nuk përdor një vektor viral por bazohet në një fragment të ADN-së sintetike duke filluar nga një sekuencë gjenetike e Sars-Cov 2, një metodë që lejon të përshtasë vaksinën në rast të mutacionit të virusit. Studimet paraprake te kafshët kanë dhënë rezultate premtuese, ku është provuar se pas një administrimi të vetëm është parë një përgjigje e rëndësishme imuniteti e cila rritet pas një soministrimi të dytë. Vaksina është ende në pritje të autorizimit për provat klinike të cilat duhet të fillojnë me testet te njerëzit dimrin e ardhshëm në Institutin Pascale në Napoli dhe në San Gerardo në Monza.

Dr.Skender Brataj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apeli i fortë i drejtorit të Urgjencës

“Ti që ke këto shenja mos dil nga shtëpia!”