01.08.2020 - 15:18
Mercedes nuk e ul aspak ritmin. Të dy makinat e zeza u renditënë në dy vendet e para në pole position, me Hamilton i pari dhe Bottas menjëherë pas tij. E pritshme duke parë se kjo është gara e shtëpisë për këtë skuderi. Pole position i 91-të për pilotin britanik.
Vend i katërt për një makinë Ferrari, me Leclerc që do të përpiqet të kapë podiumin, pse jo, edhe të përfitojë nga ndonjë gabim i dy pilotëve para tij.
Sebastian Vettel në vendin e dhjetë do ta ketë të vështirë të kapë podiumin. Gara e Silverstone do të startojë nesër në orën 15:10, me 52 xhiro në total, me pistën që është e gjatë me 5 km e 891 metra.