MENU
klinika

Befason sërish epidemiologu kryesor i Suedisë

“Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk mund të mbështetemi tek to”

22.08.2020 - 08:50

Epidemiologu kryesor i Suedisë refuzon të rekomandojë maska për fytyrën dhe thotë se është “shumë e rrezikshme” të mbështetesh tek to.

Anders Tegnel, epidemiologu kryesor në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha për Financial Times: “Është shumë e rrezikshme të besosh se maskat në fytyrë do të ndryshonin situatën e COVID-19″.

“Maska për fytyrën mund të jetë një plotësues i gjërave të tjera kur gjërat e tjera janë të sigurta. Por, të mbash maska për fytyrën dhe më pas të grumbullosh njerëzit masivisht nëpër autobusë dhe qendra tregtare është padyshim një gabim,” tha ai.

Tegnel, i cili shihet si arkitekti që qëndron pas strategjisë së diskutuar anti-karantinim të Suedisë, mbështeti pohimin e tij duke krahasuar vendet si Spanja dhe Belgjika që rekomandonin maska dhe që ende kishte numër të lartë të rasteve të COVID-19.

Që nga 20 gushti, Suedia ka 85.411 raste të konfirmuara të COVID-19 me 5,802 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!