MENU
klinika

"Shkak, korrupsioni i zyrtarëve"

Mbyllet fabrika, punëtorët letër Lleshajt e Xhaçkës

24.08.2020 - 10:38

LETËR E HAPUR

Na lejoni zbatimin e ligjit të Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Bashkimit Europian

Drejtuar ministres së Mbrojtjes, zonjës Olta Xhaçka ministrit të Brendshëm, zotit Sandër Lleshaj

Të nderuar zotërinj ministra,

Jemi kolektivi i punonjësve të fabrikës së prodhimeve piroteknike “ARPI” shpk, fshati Kuç, Bashkia Vorë, që sapo na keni hedhur rrugëve të papunë, në kundërshtim me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Bashkimit Europian.

Më dt. 08.06.2020 i kemi kërkuar takim urgjent ministres së Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, dhe me dt. 09.06.2020 ministrit të Brendshëm, zotit Sandër Lleshaj.

Kërkesë kjo urgjente për të sqaruar nga afër situatën e mjeruar ekonomike që na keni katandisur me veprimet tuaja të jashtëligjshme, na keni hequr bukën e gojës së fëmijëve tanë, kur ju zotërinj ministra i ushqeni fëmijët tuaj.

Mbyllja e fabrikës ka shkatërruar vendet tona të punës, të mbyllësh një fabrikë eksporti të certifikuar, e kontrolluar nga Bashkimi Europian, që i shërben vendit tuaj, është një krim ekonomik e një gjëmë për familjet tona.

Zotërinj ministra, në kundërshtim me ligjin na hiqni nga puna e ndershme, nuk na lejoni të kërkojmë azil në Europë, na thoni, ku të mbytemi?! Na ka mbetur si rrugë mbijetese vetëm të mbjellim drogë, ju lutemi na autorizoni?!

Na injoruat kur ne të papunë e të uritur, por për fajin tuaj, arritëm për takim në dyert e Ministrive.

Në Ministrinë e Brendshme, ne “rreckamanët punëtorë” gjetëm një përbuzje të paimagjinuar nga njerëzit me kollare. Edhe Sekretari i Përgjithshëm, zoti Plarent Ndreca, që e takuam rastësisht në hyrje të Ministrisë, ishte fare indiferent e pa interes dhe na pa sikur të ishim bagëti.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtori i Inspektimit, zoti Leonard Kollçaku, na sorollati plot tri javë me gënjeshtra, me fjalë të bukura si: “Ju kuptojmë, keni të drejtë, jeni me ligjin. Ja, nesër mund t’jua lëshojmë lejen” etj., etj., një skandal i vërtetë!

Çfarë veprimi të jashtëligjshëm ka bërë shoqëria jonë, e certifikuar CE, shoqëri me vartësi europiane, sipas ligjeve të Bashkimit Europian, punon për eksport, zbaton me korrektësi të gjitha ligjet, përse na hidhni rrugëve? Pse administratori ka denoncuar për korrupsion kryetarin e autoritetit AKSHE?!

Të nderuar zotërinj ministra,

Kërkojmë në mënyrë urgjente të fillojmë punë, kërkojmë nga ana juaj përgjigje publikisht për pyetjen:

Na lejoni të punojmë sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë e standardeve të Bashkimit Europian, ose na autorizoni të punojmë në mënyrë të jashtëligjshme?!

Kolektivi i punonjësve të fabrikës piroteknike “ARPI” shpk

Tiranë, datë 20.08.2020, fshati Kuç, Bashkia Vorë, Tiranë

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!