Numri i impianteve që prodhojnë energji nga dielli ka arritur në 8 gjatë këtij viti, pasi që prej muajit mars ka nisur prodhimin edhe centrali i Trenit në Bilisht. Kjo ka sjellë edhe një rritje të prodhimit të energjisë nga impiantet fotovaltaike, teksa shifrat e 4-mujorit tregojnë se në total u sigurua 8,962 mWh energji.
Kjo sasi është modeste në raport me energjinë e prodhuar nga hidrocentralet, megjithatë ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi, vendi ynë është I varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësirës pasohet me fatura tejet të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore. Aktualisht, kapciteti total i impianteve të instaluar arrin në rreth 17 MW, ndërkohë që ajo që pritet të sjellë një impact të madh në këtë drejtim është pikërisht ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, me një fuqi të instaluar prej 140 MË.
Pasi kompania Voltaia u shpall fituese e ankandit me një çmim prej 24.89 euro/MW, tashmë është nënshkruar edhe marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që I hap rrugën nisjes së punimeve. Investimi i kompanisë do të jetë mbi 100 mln euro, ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30-vjeçare.