MENU
klinika

"Pushuesit të mahnitur nga plazhet dhe mikpritja"

Mediat serbe: Shqipëria është kthyer në destinacion turistik për ne

25.08.2020 - 12:12

Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull Shqipërisë si destinacion turistik për qytetarët serbë këtë verë.

Ndërsa tensionet Kosovë- Serbi vijojnë në prag të takimit të 4 shtatorit, serbët shfrytëzojnë Kosovën si tranzit për të ikur drejt bregdetit shqiptar.

N1 shkruan se këtë vit është shënuar numri më i lartë i pushuesve serbë në Shqipëri teksa shton se serbët mund të kthehen në promotorët kryesorë të plazheve shqiptare.

Pikërisht ujërat shqiptare si dhe mikpritja ka ngrohur serbët sipas medias N1, për të shijuar pushimet në një vend që janë sulmuar historikisht politikisht.

Serbët tashmë nuk kanë më dyshime, ata udhëtojnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi për të arritur bregdetin shqiptar, dhe shtojnë se edhe rrugët nuk janë keq pasu autostradat që lidhin Shqipërinë me Kosovën ofrojnë akses të shpejtë për në perëndim.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat