MENU
klinika

Formula 1, pole position

Mercedes nuk ka rivalë, Ferrari “prek” fundin

29.08.2020 - 15:14

Mercedes nuk njeh rivalë për këtë sezon. Edhe në pistën e Spa në Belgjikë, të dy makinat e kësaj skuderie do të nisen të parat nesër nga starti. Lewis Hamilton zuri vendin e parë në pole position, duke vendosur edhe rekordin e kësaj piste.

Pas Hamilton është piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, që ishte gjysëm sekonde më i ngadaltë se shoku i skuadrës. Vend i tretë për Max Verstappen, i vetmi që mund të intrigojë disi garën e nesërme për të prishur hegjemoninë e Mercedes.

Hera e parë që Ferarri që nuk arrin të kualifikohet në sesionin e tretë për garën në “pole position”. Një rezultat negativ që tregon edhe njëherë së makinat kokëkuqe kanë probleme. Vendi i 13-të për Leclerc dhe vend i 14-të për Vettel dëshmon që problemi nuk janë pilotët, por makina.

Gara do të nisë nesër në orën 15:10, në pistën më të gjatë në Formula 1, plot 7 km e gjatë dhe në total janë 44 xhiro. Priten rreshje shiu dhe kjo mund ta intrigojë disi garën. Parashikohet vetëm 1 pit stop për makinat, në rast se nuk ka incidente dhe “safety-car”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN