Nuk pati surpriza edhe në pistën e Spa të Belgjikës në Formula 1. Dy makinat Mercedes triumfojnë përsëri, me Lewis Hamilton në vendin e parë dhe Valtteri Bottas, ashtu si u nisën nga starti.
Fitorja e 89-të (e katërta në këtë pistë) në karrierë për pilotin britanik të Mercedesit, vetëm 2 larg Michael Schumacher, që mban rekordin. Me siguri me këtë ritëm Hamilton do ta arrijë këtë rekord dhe do ta thyejë.
Vend i tretë për Max Verstappen, ashtu si u nis nga starti. Holandezi nuk intrigoi aspak edhe kur safety-car hyri në pistë pas përplasjes së Giovinazit me Russell. Një garë rutinë me pak parakalime.
END OF RACE (LAP 44/44)
Top 10
Hamilton
Bottas
Verstappen
Ricciardo
Ocon
Albon
Norris
Gasly
Stroll
Perez #BelgianGP ?? #F1 pic.twitter.com/JDKRY8sJP9— Formula 1 (@F1) August 30, 2020
Ferrari bëri një garë tjetër katastrofike, duke u parakaluar nga makinat e tjera me lehtësi. Dy kokëkuqet përfunduan në ato pozicione që u nisën, vetëm se Vettel u rendit para Leclerc, përkatësisht në vendin e 13-të dhe të 14-të.