Lewis Hamilton me Mercedes siguroi sot pasdite “pole position” në pistën spanjolle të Montmelo (Barcelonë), të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, gara e gjashtë sezonale.
Piloti britanik dha kohën 1’15”584, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, nlandezin Valtteri Bottas. Sërish dominim i makinës gjermane, me të dy pilotët e saj në vijën e parë të startit të garës së nesërme (ora 15:10).
I treti u kualikua holandezi Max Verstappen me Red Bull, që në vijën e dytë të nisjes do të jetë së bashku me meksikanin e Racing Point, Sergio Perez. Zhgënjen Ferrari, në vendin e 9-të me Charles Leclerc, më shumë se 1 sekondë nga Mercedes.
Career pole No. 92 for @LewisHamilton ?#SpanishGP ?? #F1 pic.twitter.com/kuR74vV0nD
— Formula 1 (@F1) August 15, 2020
Provat e sotme konfirmuan krizën e Sebastian Vettel me Ferrari, i 11-ti nesër në start, duke mos u kualifikuar dot për në fazën finale të provave zyrtare. Mirë u paraqitën në provat e sotme makinat Racing Point dhe McLaren, në “top-10”.