MENU
klinika

Gara SPA, Belgjikë

Mercedes vijon dominimin, Ferrari me sytë nga qielli

28.08.2020 - 14:28

Valtteri Bottas me Mercedes ka qenë më i shpejti sot në sesionin e parë të provave të lira, të zhvilluara në pistën belge të SPA. Piloti finlandez, që sot feston 31-vjetorin e lindjes, dha kohën 1’44”493, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

I treti ashtu siç ka ndodhur shpesh këtë sezon, është klasifikuar Max Verstappen me Red Bull, me një kohë të përfaërt me dy makinat Mercedes. Zhgënjejnë sërish dy makinat Ferrari, në vendet 14-15 me Leclerc dhe Vettel, gati 1.5 sekonda më shumë se Bottas

Vjet, në këtë pistë triumfoi Charles Leclerc me Ferrari, në suksesin e tij të parë në Formula 1. Pista belge është 7.2 kilometra e gjatë, më e gjata në Formula 1, ku shpesh moti është i paparashikueshëm.

Edhe për shkak të gjatësisë së saj, ndodh që në disa pjesë të jetë pistë e lagur dhe në disa pistë e thatë, çka kërkon një balancim të mirë të makinës dhe kujdes me gomat.

“Do të jetë e vështirë të tojmë edhe këtë vit në Belgjikë, por nëse koha do të jetë me shi apo e paqëndrueshme gjatë garës, gjithçka mund të ndodhë. Nëse koha dhuron surpriza duhet të dimë si të përtojmë, për të arritur suksesin e parë sezonal”, – tha Leclerc.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN