MENU
klinika

“Virusi është këtu”

Merkel: Ja pse u dyfishuan rastet e infektimit, kufizimet do të hiqen vetëm nëse…

19.08.2020 - 09:31

Kancelarja gjermane bën thirrje për respektimin e rregullave: Kush kthehet nga pushimet nga zonat e rrezikut duhet të bëjë test.

“Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të informojmë për rregullat”, tha Merkel të martën, 18.8.2020, gjatë një vizite në Dyseldorf. Ajo tha se është shumë e nevojshme që të shtohen kontrollet për maskat dhe ruajtjen e distancës. “Në këtë moment ka përparësi ruajtja e vendeve të punës dhe mbajtja hapur e shkollave dhe kopshteve”, tha kancelarja.

“Jemi në pandemi. Virusi është këtu,” tha kancelarja gjermane. Sipas saj rritja e lëvizshmërisë dhe shtimi i kontakteve sociale kanë bërë që javën e shkuar të dyfishoheshin rastet me Covid.

“Ky është një zhvillim që nuk duhet të vazhdojë kështu, e të cilin duhet ta zbusim”, theksoi Kancelarja. Ajo tha më tej se shtimi i rasteve me Covid ishte shkaktuar nga pushuesit e kthyer dhe nga festimet e shkujdesura.

Rregullat e karantinës për zbutjen e virusit janë shumë të rëndësishme, tha kancelarja. “Kush kthehet nga një zonë rreziku, duhet të testohet patjetër”. Karantina nuk është mundësi, por detyrim. “Kush del nga karantina, sepse nuk ka simptoma, megjithëse është testuar pozitivisht, i rrezikon në mënyrë masive të tjerët. Vetëm nëse bie sërish numri i infektimeve mund të ketë heqje të kufizimeve.”

Sipas institutit Robert Koch, numri i infektimeve në Gjermani gjatë shtatë ditëve të fundit (deri më 18.08.2020) është rritur gjithsej me 7 391 raste. Në raportin e datës 11.08.2020 numri më i madh infektimve nga jashtë, vinte nga Kosova./DW

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!